Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e dy personave në Pejë - Gazeta Express

Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e dy personave në Pejë

Gazeta Express

28/10/2020 12:12

I dyshuari për plagosjen e dy personave në Pejë, është dorëzuar dje në polici, raporton Gazeta Express.

Si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, më 10 tetor të këtij viti, në afërsi të Fakultetit të Biznesit në Pejë mbeti i plagosur nipi i familjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Mustafë Ahmetxhekaj 46 vjeçar dhe një kalimtar i rastit.

Pas intervistimit të të dyshuarit, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy karikatorë dhe 10 fishekë.

“Rr. Eliot Engel, Pejë 10.10.2020-12:17. Lidhur me rastin, me 27.10.2020 gjatë bastisjes në shtëpinë e  të dyshuarit mashkull kosovar, kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe  dy karikatorë me 10 copë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka konfirmuar Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh.

Në një rrëfim për Gazetën Express, i plagosuri Mustafë Ahmetxhekaj kishte pohuar se s’ka pasur asnjë problem me të dyshuarin, përderisa tha se ngjarja nisi kur fillimisht ata zhvilluan një bisedë ne një gjelltore në Pejë. /Gazeta Express/