Dorëhiqet pas dy vitesh në detyrë Florian Sulejmani, kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore - Gazeta Express
string(91) "dorehiqet-pas-dy-vitesh-ne-detyre-florian-sulejmani-kreu-i-agjensise-se-mbikqyrjes-policore"

Shqiperi

Gazeta Express

09/07/2025 19:51

Dorëhiqet pas dy vitesh në detyrë Florian Sulejmani, kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore

Shqiperi

Gazeta Express

09/07/2025 19:51

Florian Sulejmani ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar një ditë më parë ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura arsyet e kërkesës së tij për të lënë detyrën.

Pak kohë më parë, Sulejmani u pezullua nga detyra pas kërkesës së Prokurorisë së Beratit, lidhur me një hetim ndaj tij. Megjithatë, çështja kaloi më pas në Tiranë, ku prokuroria e kryeqytetit pushoi hetimin dhe Sulejmani u rikthye në detyrë.