Dorëhiqet pas dy vitesh CEO e X, rrjetit social të Elon Musk - Gazeta Express
string(59) "dorehiqet-pas-dy-vitesh-ceo-e-x-rrjetit-social-te-elon-musk"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 17:20

Dorëhiqet pas dy vitesh CEO e X, rrjetit social të Elon Musk

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 17:20

CEO e rrjetit social X, Linda Yaccarino, ka njoftuar të mërkurën se do të largohet nga detyra, pas dy vitesh në krye të kompanisë së Elon Musk.

Përmes një postimi në X, Yaccarino ka shkruar: “Kur unë dhe elonmusk folëm për herë të parë mbi vizionin e tij për X, e kuptova se do të ishte një mundësi unike për të realizuar një mision të jashtëzakonshëm. Jam thellësisht mirënjohëse që më besoi detyrën për të mbrojtur lirinë e shprehjes, për të ristrukturuar kompaninë dhe për ta shndërruar X në aplikacionin e gjithçkaje.”

Yaccarino, mori postin e drejtueses në vitin 2023 pas blerjes së TWitter-it nga Musk dhe riemërtimit të tij si X, ajo ka qenë një figurë qendrore në përpjekjet për të reformuar dhe rikthyer qëndrueshmërinë financiare të platformës. Ish-CEO nuk ka dhënë detaje mbi arsyet e largimit të saj.