Dorëhiqet kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, pritet riformatim i thellë i qeverisë - Gazeta Express
string(85) "dorehiqet-kryeministri-i-ukraines-denys-shmyhal-pritet-riformatim-i-thelle-i-qeverise"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 14:50

Dorëhiqet kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, pritet riformatim i thellë i qeverisë

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 14:50

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka njoftuar se ka dorëzuar letrën e dorëheqjes, si pjesë e një ndryshimi të madh qeveritar që pritet të ndodhë gjatë kësaj jave.

Kujtojmë se një ditë më parë, presidenti Volodymyr Zelensky propozoi zëvendëskryeministren e parë, Yulia Svyrydenko, për të zëvendësuar Shmyhalin në postin e kryeministres.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelenskyy e ka përshkruar këtë hap si pjesë të një “transformimi të degës ekzekutive” duke thënë se shpreson që emërimi i saj të “rigjallërojë ndjeshëm punën” e qeverisë.

Zhvillimi vjen në një moment kritik për Ukrainën, e cila përballet me sfida të shumta në fushën e mbrojtjes, ekonomisë dhe reformave të brendshme.

Nëse konfirmohet emërimi i Svyrydenko, ajo do të zëvendësojë Denys Shmyhal, i cili ka mbajtur postin e kryeministrit që nga viti 2020.