Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Pas vendimit ai u ka dërguar një mesazh bashkëpunëtoreve të tij.
“Kënaqësi t’ju shërbeja, edhe pse nuk arrita t’ju zgjidh të gjitha hallet. Faleminderit dhe më ndjeni që po e lë këtë rrugëtim në mes, por sinqerisht për mua ka qenë privilegj dhe kënaqësi t’ju shërbeja.
Ju uroj më të mirën juve dhe familjeve tuaja, me shumë respekt, Ermali”-shprehet Dredha në mesazhin e tij.
Burime te rezervuara flasin se ai do të jetë ministër në qeverinë e re të zotit Rama.
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...