string(133) "dorehiqet-blerant-ramadani-nga-posti-i-koordinatorit-nacional-per-teknologji-te-reja-ky-nuk-eshte-fundi-por-fillimi-i-sfidave-te-reja"

Maqedoni

Gazeta Express

20/05/2025 13:29

Dorëhiqet Blerant Ramadani nga posti i Koordinatorit Nacional për Teknologji të Reja: “Ky nuk është fundi, por fillimi i sfidave të reja”

Maqedoni

Gazeta Express

20/05/2025 13:29

Blerant Ramadani, sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, ka njoftuar sot dorëheqjen nga pozita e Koordinatorit Nacional për Implementimin e Teknologjive të Reja – një detyrë të cilën e ka ushtruar me përkushtim gjatë mandatit të tij.

Në një njoftim publik, Ramadani ka falënderuar Aleancën për Shqiptarët për besimin, Kryeministrin për mundësinë e dhënë, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët dhe partnerët institucionalë për mbështetjen dhe profesionalizmin e treguar.

“Sot kam vendosur të dorëzoj detyrën si Koordinator Nacional për Implementimin e Teknologjive të Reja – një përgjegjësi që e kam ushtruar me përkushtim, integritet dhe vizion për zhvillimin e vendit,” shkruan Ramadani në deklaratën e tij.

Ai theksoi se dorëheqja nuk është një mbyllje, por një hap reflektimi dhe përgatitje për angazhime të reja në të ardhmen.

“Mbetem i përkushtuar të kontribuoj aty ku angazhimi im mund të sjellë vlerë,” përfundon Ramadani.