Dorëheqje masive në Bashkinë e Vlorës pas ultimatumit të Ramës, emrat e 21 drejtuesve që u larguan nga detyra - Gazeta Express
string(108) "doreheqje-masive-ne-bashkine-e-vlores-pas-ultimatumit-te-rames-emrat-e-21-drejtuesve-qe-u-larguan-nga-detyra"

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2025 16:05

Dorëheqje masive në Bashkinë e Vlorës pas ultimatumit të Ramës, emrat e 21 drejtuesve që u larguan nga detyra

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2025 16:05

Pas takimit të kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e Bashkisë së Vlorës, 21 prej tyre kanë dorëzuar dorëheqjen. Mes tyre janë drejtorë të financave, urbanistikës, shërbimeve sociale, kulturës dhe emergjencave.

Kryeministri ka kërkuar që deri më 15 korrik të përfundojë analiza për drejtuesit e larguar dhe të propozohet lista e re e emrave që do t’i zëvendësojnë, në bashkëpunim me strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë.

1-Zambak Selmanaj drejtor. i infrastrukturës dhe urbanistikes
2-Olsi Durrolli drejtor i përgjithshëm i ekonomisë
3- Dorjan Demiri drejtor përgjithshëm juridik
4- Kozma Mali drejtor i financave
5- Jovan Jaupaj drejtor i Aseteve
6-Arlinda Tepelena drejtore e turizmit
7-Dorjan Xhelili drejtor NSHP
8-Francesko Tozaj drejtor i pastrimit
9-Endri Rrokaj drejtor i gjelbërimit
10-Anila Hitaj drejtor e shtëpisë së foshnjës
11-Irena Stasa drejtore e shërbimeve sociale pranë bashkisë
12-Elida Grabova drejtor e shtëpisë për personat me probleme mendore
13-Lorela Ballaj drejtore e shtëpisë se fëmijëve me aftësi te veçanta
14-Sokol Kananaj Drejtor i tatimeve pranë bashkisë
15-Ardian Vreshtazi drejtor i emergjencave civile
16-Sokol Toto drejtor teatri P. Marko
17-Genci Demiraj drejtor i Pallatit të Kulturës
18-Laura Brinja drejtore e burimeve njerëzore
19-Igli Zahaj i dorëhequr drejtor i IMT
20-Emiljano Ismalili i dorëhequr drejtor i polic bashkiake
21- Elona Merkaj drejtore e pallatit të sportit