Dorëheqja e Rayner, David Lammy emërohet zëvendëskryeministër i Britanisë së Madhe - Gazeta Express
string(81) "doreheqja-e-rayner-david-lammy-emerohet-zevendeskryeminister-i-britanise-se-madhe"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 22:53

Dorëheqja e Rayner, David Lammy emërohet zëvendëskryeministër i Britanisë së Madhe

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 22:53

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, është emëruar zëvendëskryeministër i ri i vendit dhe sekretari i Drejtësisë, duke zëvendësuar Angela Rayner, e cila dha dorëheqjen për shkak të një skandali tatimor.

Dorëheqja e Rayner të premten, për shkelje të kodit ministror pasi nuk pagoi taksat për apartamentin e saj, shkaktoi një riorganizim të madh të kabinetit, me ngritjen e Lammy-t në detyrën e zëvendëskryeministrit, ndër një sërë emërimesh të reja.

David Lammy dha menjëherë reagimin e tij për emërimin e ri në një postim në X, ku tha:
“Është nderi i jetës sime të emërohem Zëvendëskryeministër, Lord Kancelar dhe Sekretar i Drejtësisë nga Keir Starmer. Që kur isha djalë dhe u rrita në Tottenham, kam qenë i vendosur të ndihmoj që ky vend të jetë më i drejtë, më i sigurt dhe më i mirë.”

Ai lavdëroi gjithashtu paraardhësen e tij, duke e cilësuar Angela Rayner si një ministre që bëri punë të jashtëzakonshme në qeveri.

Riorganizimi i madh pas largimit të Angela Rayner solli ndryshime në dy nga pozicionet më të larta të kabinetit.

Yvette Cooper është tani sekretare e Jashtme, Shabana Mahmood sekretare e Brendshme.

Riorganizimi i kabinetit u plotësua me largimin e Yvette Cooper nga Ministria e Brendshme për t’u bërë Sekretare e Jashtme, Shabana Mahmood u emërua Sekretare e Brendshme, ndërsa Lammy mori rolin e Sekretarit të Drejtësisë përveç detyrës së zëvendëskryeministrit.

Kryetarja e Dhomës së Komunave, Lucy Powell, dhe Sekretari i Skocisë, Ian Murray, konfirmuan largimin e tyre nga qeveria, pas raportimeve për shkarkim.
Në një postim në X, Powell tha se Starmer i kishte komunikuar se do të zëvendësohej nga një udhëheqës i ri i Dhomës së Komunave.

Largimi i Rayner – një figurë kyçe dhe një prej emrave të mundshëm për kryeministër – ka shkaktuar trazira në Partinë Laburiste, e cila tani renditet pas partisë së ekstremit të djathtë Reform UK të Nigel Farage në sondazhet kombëtare.

Raportuesi i Al Jazeera, Jonah Hull, tha nga Birmingham se largimi i Rayner mund të jetë humbja e lidhjes më të ngushtë që Partia Laburiste ka me rrënjët e saj të klasës punëtore.