Dora e nxirë e Trump u bë sërish virale, deklarohet Shtëpia e Bardhë - Gazeta Express
string(67) "dora-e-nxire-e-trump-u-be-serish-virale-deklarohet-shtepia-e-bardhe"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 9:53

Dora e nxirë e Trump u bë sërish virale, deklarohet Shtëpia e Bardhë

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 9:53

Shenjat dhe mavijosjet në dorën e Donald Trump u bënë sërish virale dhe ngritën shqetësime nëse presidenti amerikan ka probleme me shëndetin.

Edhe në takimin me presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae Myung të hënën në Zyrën Ovale, Trump u fotografua me shenja në duar të mbuluara me pak grim.

Sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, mavijosja në dorën e Trump ka ardhur për shkak të acarimit nga “shtrëngimi i shpeshtë i duarve dhe përdorimi i aspirinës”.

Mjeku Dr. Ronny Jackson tha se shëndeti i Trump është i mirë.

“Kjo është në përputhje me acarim të lehtë të indeve të buta nga shtrëngimi i shpeshtë i duarve dhe përdorimi i aspirinës, e cila merret si pjesë e një regjimi standard parandalues ​​kardiovaskular”, tha ai.

Mavijosjet në duart e presidentit, si dhe ënjtja e kyçeve të këmbëve, kanë shkaktuar shqetësim dhe kuriozitet nga publiku gjatë gjithë mandatit të dytë të Trump.

Shtëpia e Bardhë zbuloi muajin e kaluar se Trump është diagnostikuar me ‘pamjaftueshmëri kronike venoze’.