Filmi “Don’t Look Up” me protagonist Leonardo DiCaprio e Jennifer Lawrence, është bërë filmi i tretë më i shikuari në Netflix.
Çdo fundjavë Netflix publikon listën me filmat e shfaqjet televizive më të popullarizuara, bazuar në orët që janë shikuar gjatë javës së fundit.
Iu deshën vetëm dhjetë ditë për të debutuar në këtë platformë digjitale të filmave, me 263.32 milionë orë vetëm në dhjetë ditë, transmeton rtv21.tv
Lista e filmave më të shikuar të Netflix bazohet në 28 ditëshin e fundit, kështu që filmi mund të shënojë shifra të tjera më të larta, gjë që e bën ende më të popullarizuar.
Në top 5 të filmave më të shikuar janë si rënditen më poshtë:
Red Notice – 364.02 milionë orë
Bird Box – 282.02 milionë orë
Don’t Look Up – 263.32 milionë orë
Extraction – 231.34 milionë orë
The Irishman – 214.57 milionë orë.