string(93) "donnarumma-vendos-te-prese-psg-ne-pavaresisht-interesimit-nga-bayerni-city-juventusi-e-interi"

Sport

Gazeta Express

08/06/2025 9:51

Donnarumma vendos të presë PSG-në, pavarësisht interesimit nga Bayerni, City, Juventusi e Interi

Sport

Gazeta Express

08/06/2025 9:51

Kontrata e Gianluigi Donnarummas po i afrohet përfundimit, por pavarësisht interesit nga Manchester City, Bayern Munich, Juventusi dhe Interi, ai fillimisht do të takohet me Paris Saint-Germain për të diskutuar një marrëveshje të re.

Portieri ishte një figurë kyçe në rrugëtimin historik të klubit drejt trofeut të parë në Ligën e Kampionëve, sukses që i lejoi PSG-së të kompletonte Tripletën bashkë me Ligue 1 dhe Kupën e Francës.

Kontrata aktuale e tij skadon në qershor të vitit 2026 dhe PSG i ka ofruar një marrëveshje të re, por me një pagë ndjeshëm më të ulët se 10 milionë euro në sezon – shifër që ai siguroi kur u largua nga Milani në vitin 2021.

Manchester City dhe Bayern Munich kanë bërë lëvizjet e tyre fillestare, ndërsa Juventusi mbetet një opsion serioz, veçanërisht duke marrë parasysh marrëdhënien e mirë të Donnarummas me këshilltarin Giorgio Chiellini.

Edhe Interi e ka vendosur në shënjestër portierin italian, megjithatë agjenti Enzo Raiola ka konfirmuar se nuk ka pasur ende negociata formale.

Një takim pritet të zhvillohet në ditët në vijim mes përfaqësuesve të Donnarummas dhe Paris Saint-Germain, pasi gardiani i kombëtares italiane vazhdon t’u japë përparësi parizienëve përpara të gjitha alternativave të tjera.

aaaaa