“Donnarumma nuk do të lëvizë nga Franca” - Gazeta Express
string(38) "donnarumma-nuk-do-te-levize-nga-franca"

Futboll

Gazeta Express

30/11/2021 14:30

“Donnarumma nuk do të lëvizë nga Franca”

Futboll

Gazeta Express

30/11/2021 14:30

Presidenti i klubit francez, Nasser Al Khelaifi e ka hedhur poshtë mundësinë e largimit të portierit italian

Giggi Donnarumma nuk do të largohet nga Paris Saint-Germaini.

Lexo Edhe:

Për këtë siguron presidenti i klubit francez, Nasser Al Khelaifi.

Kohëve të fundit po spekulohet se portieri italian ka shprehur pakënaqësi në kryeqytetin francez.

Kjo për faktin se ai ka përfunduar jo rrallë në bankinë, përcjell “Gazeta Express”.

Megjithatë, drejtuesit e klubit nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga ish-portieri i Milanit.

“Gianluigi Donnarumma është thjesht i jashtëzakonshëm. Ai do të kontribuojë në sukseset e Paris Saint-Germainit në sezonet e ardhshëm”, deklaroi Al Khelaifi.

Donnarumma i ishte bashkuar PSG-së verën që shkoi si lojtar i lirë.

Së fundmi ai u zgjodh portieri më i mirë në botë nga revista franceze “France Football”. /Gazeta Express/