Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma, ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Manchester United gjatë merkatos së verës, raporton gazetari Anil Kandola.
Megjithatë, klubi francez po kërkon një shifër rreth 34.9 milionë dollarë për të liruar portierin që fitoi Ligën e Kampionëve.
Donnarumma, i njohur për paraqitjet e tij të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare dhe për rolin kryesor në sukseset e PSG-së, duket i vendosur të kërkojë një sfidë të re në Premier League.
Manchester United po vlerëson këtë mundësi, ndërsa negociatat mes klubeve pritet të intensifikohen në ditët në vijim.