Kapiteni i Italisë, Gigio Donnarumma, raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Manchester City, ndërsa bisedimet mes klubeve filluan më herët këtë javë.
Ylli i Italisë, Donnarumma, ka rënë dakord për kushtet personale me Manchester City, sipas raportit më të fundit të transferimeve nga Fabrizio Romano.
Donnarumma dëshiron t’i bashkohet Manchester City-t, pasi nuk bën pjesë në planet e Luis Enrique-s te Parisi.
Gigio dhe PSG nuk arritën të gjejnë një marrëveshje për një kontratë të re përtej vitit 2026, ndërsa gjigantët e Ligue 1 kanë firmosur tashmë me Lucas Chevalier si zëvendësues.
Football Italia raportoi më herët këtë javë se bisedimet mes Manchester City-t dhe PSG-së kishin filluar tashmë, dhe Romano konfirmon se negociatat mes klubeve janë në proces. Gjithashtu, konfirmohet se çmimi fillestar i kërkuar është rreth 50 milionë euro.
Megjithatë, për të kompletuar marrëveshjen, Manchester City duhet të shesë edhe Ederson-in në javën e fundit të merkatos së verës.
Donnarumma mezi i mbajti lotët të premten mbrëma kur i dha lamtumirën tifozëve të PSG-së në Parc des Princes.
Donnarumma u bashkua me gjigantët e Ligue 1 si lojtar i lirë nga Milani në vitin 2021./GazetaExpress/