Donjeta Sadiku merr ftesën për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Tokio 2020 - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

15/06/2021 21:17

Me i fundit

Donjeta Sadiku merr ftesën për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Tokio 2020

Sporte tjera

Gazeta Express

15/06/2021 21:17

Donjeta Sadiku do të përfaqësojë boksin kosovar në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka pranuar sot ftesën për Sadikun nga Komisioni Tre-Palësh në përbërje: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare, Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore.

Donjeta ditë më parë garoi në turneun kualifikues olimpik evropian, të mbajtur në Paris të Francës, por që u ndalë në raundin e dytë.

Sadiku ka quar në 11 numrin e sportistëve që do të përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Pesë xhudistët: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe mundësi Egzon Shala, kanë fituar normën olimpike, ndërsa dy notarë dhe një atlet përfaqësohen me ftesë për shkak të univerzalitetit, emrat e të cilëve pritet të konfirmohen në ditët në vijim.

Krahas Sadikut, ftesë nga Komisioni Tre-Palësh ditë më parë mori edhe shenjëtari, Drilon Ibrahimi.

Lojërat Olimpike Tokio 2020 mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021 në Tokio të Japonisë.