Donjeta Sadiku e realizoi ëndrrën, kërkon medalje olimpike - Gazeta Express
string(57) "donjeta-sadiku-e-realizoi-endrren-kerkon-medalje-olimpike"

Sporte tjera

Gazeta Express

21/07/2021 15:05

Donjeta Sadiku e realizoi ëndrrën, kërkon medalje olimpike

Sporte tjera

Gazeta Express

21/07/2021 15:05

Boksieria kosovare thotë se e realizoi ëndrrën me pjesëmarrje në Olimpiadë

Donjeta Sadiku është njëra prej 11 sportisteve të Kosovës që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike. Boksieria kosovare e realizoi ëndrrën kur i erdhi ftesa e pjesëmarrjes në Olimpiadë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tash, boksieria nga Gollaku i ka idetë e qarta: ajo synon të fitojë medalje olimpike në “Tokyo 2020”. Këtë arritje, ajo ia dedikon të gjithë atyre që kanë besuar në të dhe familjes së saj.

Ajo ka ushtruar intensivisht me trajnerin Besim Brahimi për të pasur paraqitje sa më të mira në Olimpiadë. Vite më parë, Donjeta ishte shpallur nënkampione e botës për të reja. /Gazeta Express/