Donjeta Sadiku bokson sonte në kualifikimet për normë olimpike - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

04/06/2021 17:17

Donjeta Sadiku bokson sonte në kualifikimet për normë olimpike

Sporte tjera

Gazeta Express

04/06/2021 17:17

Për momentin, Kosova e ka të garantuar pjesëmarrjen në Olimpiadë me 10 garues, prej tyre 6 kanë fituar normë olimpike dhe 4 të tjerë do të shkojnë me ftesa, ndërsa vendi ynë shpreson që ky numër të ngritet nga sporti i boksit dhe i karatesë

Donjeta Sadiku do të ngjitet sonte në ring, në meçin e rëndësishëm që çon drejt normës olimpike. Në fakt, boksieria kosovare nga ora 18:00 do të boksojë me suedezen, Agnesa Lexiussion, në kuadër të turneut kualifikues për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Ky turne po mbahet në Paris të Francës nga sot e deri më 8 qershor. Boksieria më e mirë kosovare do t’i ketë y meçe dhe i nevojiten dy fitore për t’u kualifikuar në Olimpiadë.

Për momentin, Kosova e ka të garantuar pjesëmarrjen në Olimpiadë me 10 garues, prej tyre 6 kanë fituar normë olimpike dhe 4 të tjerë do të shkojnë me ftesa, ndërsa vendi ynë shpreson që ky numër të ngritet nga sporti i boksit dhe i karatesë. Siç dihet, Kosova e kishte fituar një medalje të artë me Majlinda Kelmendin në Olimpiadën e kaluar, derisa synon që edhe në Japoni ta fitojë së paku një medalje. /Gazeta Express/