Sot fillon festivali i Artit në Hapësira Publike ‘HAPU’ e në kuadër të këtij festivali do të përformojnë edhe një numër artistesh.
Donika Rudi është njëra prej pjesëmarrësve të festivalit, sot në hapësirat e parkut të qytetit do të shfaqen punët e saj artistike. Donika Rudi do të paraqitet me premierë me titull “Lament of the Earth” e cila është] cikël i veprave audio-vizuale, kushtuar efekteve të ndryshimeve klimatike në Tokë, ngrohjes globale dhe eksperiencës tingullore për komunitetin e shurdhët.
Vepra është ndërtuar duke u bazuar në grafikën e “warming stripes” apo shiritat e ngrohjes globale, të cilat vizuelisht portretizojnë ndryshimin afatgjatë të temperaturës në sipërfaqen e Tokës. Në pjesën e parë vepra përqendrohet në tingujt organikë, kryesisht në një qetësi dhe harmoni me tekst të autores Doruntina Basha, përderisa kulminacioni arrihet me tinguj të transformuar, të deformuar dhe vajtimin e tokës, thirrjes për veprim nga sopranoja Kaltrina Miftari.
Ajo foli, a e dëgjuam?
Ajo pyeti, por a u përgjigjem?
Ajo gulçoi, por a belbëzuam?
Jemi, derisa ajo të jetë!
Lament of the Earth ?̈????̈ ???̈??????? ??? ????????? ?? ????, ??̈ ?????̈? ??̈ ????????? (UN)COMMON SPACES, ??̈ ??????̈????????? ??? ???????? ???????? ?????? ? ????????? ???????n.
Përformanca “Lament of Earth” mbahet në Parkun e Qytetit në Prishtinë, sot e nesër më fillim nga ora 21:00 dhe 21:30.
/Gazeta Express