Sonte në emisionin “Pressing” të T7 me autor Leonard Kerqukin, do të jetë mysafire Donika Gërvalla, ministre e jashtme në detyrë, deputete nga radhët e Guxo dhe bashkëdrejtuese e këtij subjekti – partner i VV’së së Albin Kurtit.
Gërvalla, të premten e kaluar u propozua për kryetare të parlamentit nga Vetëvendosja e Kurtit, por nuk mori votat e mjaftueshme. Pas kësaj ajo drejtoi një varg akuzash në adresë të emrave të përveçëm nga radhët e LDK’së që nuk ia dhanë votën. Deklaratat e saj prodhuan një përplasje me deputetin Anton Quni.
Ky episod dhe cështja e konstituimit ose moskonstituimit të Kuvendit do të jenë një nga temat që do të diskutohen.
Po ashtu cështje tjetër që do diskutohet me Gërvallën janë zgjedhjet lokale, pjesëmarrja e “Guxo” në to, raportet Gërvallës me Vjosa Osmanin, akuzat ndaj VV nëpër vite dhe aleanca me Kurtin, sikurse dhe deklaratat për UÇK’në për të cilat Gërvalla ka folur edhe ditëve të fundit.
Për më tepër, ndiqeni sonte emisionin “Pressing” nga ora 20:15 në T7.