Të gjithë qytetarët dhe turistët që duan të eksplorojnë trashëgiminë kulturore të Shqipërisë duke nisur nga sot, e enjte, 6 nëntor, biletat për muzetë, kalatë dhe parqet arkeologjike mund të blihen online përmes platformës qeveritare e-Albania.
Sitet kulturore të përfshira në shërbim:
-Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë
-Muzeu Kombëtar Etnografik, Krujë
-Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri”, Berat
-Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Shkodër
-Kalaja e Shkodrës
-Kalaja e Gjirokastrës
-Parku Kombëtar Arkeologjik Apolloni, Fier
Si funksionon?
-Hyni në portalin e-Albania
-Zgjidhni shërbimin “Biletaria online për sitet kulturore”
-Caktoni destinacionin që dëshironi të vizitoni
-Përzgjidhni llojin e biletës
-Kryeni pagesën online
-Prisni biletën në e-mail, është e vlefshme për 1 muaj.
Muaji i nëntorit sjell zbritjet më të mëdha të vitit në foleja! Black November ka nisur, dhe laptopët nga...