Doni bark të sheshtë? Hiqni dorë nga këto ushqime - Gazeta Express
string(48) "doni-bark-te-sheshte-hiqni-dore-nga-keto-ushqime"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

21/07/2022 19:20

Doni bark të sheshtë? Hiqni dorë nga këto ushqime

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

21/07/2022 19:20

Për disa tashmë kanë filluar pushimet e për të tjerë do të nisin së shpejti. Edhe shumë, veçanërisht zonjat, dëshirojnë të kenë një bark të sheshtë gjatë udhëtimeve të tyre në plazh.

E vërteta është se dhjami i barkut është një nga gjërat e para që dikush dëshiron të largojë kur të ketë shtuar kilogramët e tepërt. Edhe nuk ka të bëjë vetëm me paraqitjet me rrobat e plazhit.

Advertisement

Dhjami i akumuluar në bark, përveç efektit estetik, është lidhur drejtpërdrejt me rritjen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe Alzheimerit. Por cilat ushqime duhet të shmangni për të pasur një bark të sheshtë?

Patate të skuqura

Sipas studiuesve, njerëzit që hanë rregullisht patate të skuqura fitojnë më shumë se 1.5 kg çdo katër vjet. Këta subjekte fituan të paktën 7 kg vetëm në bark gjatë studimit.

Pica

Yndyra e ngopur, e cila është e pranishme në pica, ka më shumë gjasa të grumbullohet në zonën e barkut, ndaj është një nga ushqimet që duhet shmangur.

Pije te lehta

Sipas një studimi të fundit, pijet e gazuara dietike janë të lidhura me rritjen e perimetrit të belit, të paktën në moshat më të mëdha. Mos u mashtroni nga përmbajtja e ulët e kalorive.