Donatori i VV-së emërohet kryesues i Bordit të Postës - Gazeta Express
string(53) "donatori-i-vv-se-emerohet-kryesues-i-bordit-te-postes"

Donatori i VV-së emërohet kryesues i Bordit të Postës

Lajme

Gazeta Express

28/01/2022 20:05

Gazetar: Çlirimtar Morina

Qeveria e Kosovës ka emëruar Fadil Bejtën si kryesues të ri të Bordit të Postës së Kosovës, ai në të kaluarën kishte dhënë para për Lëvizjen Vetëvendosje.

Lexo Edhe:

Kriteret krysore për Bord të Postës i kishte përmbushur.

Kësisoj Qeveria e Kosovës propozoi që Fadil Bejta të emërohet kryesues i Bordit të Postës për tre vitet e ardhshme.

Ani pse nuk ishte anëtar i ndonjë partie politike, megjithatë Fadil Bejta brenda 10 dite para ditës së zgjedhjeve nacionale në Kosovë, dhuroi para në mënyrë vullnetare për Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndihmat e tij financiare madje figurojnë edhe në listën e donatorëve të partisë në pushtet.

E mira sic duket është kthyer me të mirë, dhe Bejta tani do ta mbajë një pozitë të rëndësishme në Postë.

Nga shoqatat sindikale të punëtorëve në Postë thonë se janë lodhur me ndërrimet e shpeshta të bordit, andaj nëse punojnë mirë nuk i pengon se si janë emëruar në këtë pozita.

Shumë shërbime janë pezulluar, andaj nëse s’përmbushen kërkesat e tyre do të përballen me reagime sindikale.

Por a bie ndesh me ligjin ky lloj i emërimit?

Ndërsa në një pozitë tjetër të rëndësishme është emëruar edhe ish-kandidati për asamblist në Komunën e Gjakovës.

Hasan Krasniqi është emëruar në pozitën e kryeshefit në KRU Gjakova.

VIDEO