Donald Trumpi dhe DORA HYJNORE! - Gazeta Express
string(30) "donald-trumpi-dhe-dora-hyjnore"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 8:45

Donald Trumpi dhe DORA HYJNORE!

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 8:45

Shkruan: Bardhyl Mahmuti

Donald Trumpi dhe DORA HYJNORE!

I.

E shtunë, 14 korrik 2024. Në vlugun e fushatës zgjedhore presidenciale, në mitingun e mbajtur në Butler të Pansilvanisë, u bë përpjekje për të vrarë Donald Trumpin. Dorasi kishte shënjuar kokën e ish presidentit Trump, por si nga një dorë hyjnore, trajektorja e plumbit ndryshoi kahe dhe i shkaktoi një plagë të lehtë në vesh.

Për besimtarët e religjioneve abrahamike nuk kishte asnjë dyshim: ndodhi një MREKULLI HYJNORE!

II.

I ndodhur në një kontekst gjeopolitik me konflikte të shumta, misioni i presidentit Trump për ngadhënjimin e paqes në botë ndeshej edhe me verbërimin ideologjik të atyre që publikisht kërkonin “VDEKJEN E AMERIKËS” dhe “VDEKJEN E IZRAELIT.

Prandaj doli si prioritet shmangia e rreziqeve që kërcënonin sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe të miqve të saj.

III.

Në qershor të vitit 2025 SHBA-të dhe Izraeli sulmuan Iranin. Gjatë 12 ditëve të bombardimeve, u përpoqën të shkatërronin kapacitetin e këtij shteti për të krijuar armët bërthamore dhe rrjedhimisht t’ia pamundësonin përpjekjet për t’u shndërruar në një fuqi që do të rrezikonte tërë regjionin.

Me shpresë se do të gjendej një zgjidhje nëpërmjet bisedimeve, luftimet u ndërprenë pas 12 ditësh.

Ndërkohë në Iran shpërtheu një revoltë e paparë e popullit iranian kundër regjimit teokratik. Dhuna e pushtetit ishte e tmerrshme: me mijëra të vrarë dhe mbi 53 mijë të arrestuar. Përveç vrasjeve të protestuesve në rrugë, gjatë proceseve “gjyqësore”, 1922 të rinj dhe të reja u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan.

IV.

Përpjekjet që të gjendej një zgjidhje nëpërmjet bisedimeve dështuan dhe luftimet filluan përsëri.

Nëse marrim Kuranin, librin e shenjtë të besimin islam, edhe ajo që po ndodh në Iran, është e përcaktuar nga Zoti dhe se askush nuk mund ta pengojë.

Çdo njeri që ka njohuri për besimin islam e di shumë mirë se sipas këtij besimi “çdo gjë që do të ndodh në tokë dhe në gjithësi, nga Dita e Krijimit deri në Ditën e Gjykimit, është shkruar në Librin e Librave, në Leuhi Mahfudh.”. Madje “Te Allahu janë çelësat e të gjitha fshehtësive dhe asnjë gjeth nuk bie, pa e ditur Ai…” (Kurani, Surja EL-EN‘ÂM, ajeti 59) dhe se “Asnjë fatkeqësi nuk ndodh në tokë e as në shpirtrat tuaj, e që të mos jetë në Libër para se Ne ta krijojmë atë…” (Kuran, Sureja EL-HADID, ajeti 22)

Nga cilido këndvështrim fetar abrahamik që të shihet, Dora Hyjnore e shpëtoi Donald Trumpin nga vrasja për t’i mundësuar edhe popullit iranian të çlirohet nga pushteti teokratik.

Prandaj në Iran dëgjohen brohoritjet:

God bless America!

God bless Donald Trump!

Advertisement
Advertisement
Advertisement