Donacioni amerikan për 250 kamera trupore për policët, Sveçla njofton për takimin me Hovenier - Gazeta Express
string(92) "donacioni-amerikan-per-250-kamera-trupore-per-policet-svecla-njofton-per-takimin-me-hovenier"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2023 17:48

Donacioni amerikan për 250 kamera trupore për policët, Sveçla njofton për takimin me Hovenier

Lajme

Gazeta Express

01/08/2023 17:48

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, njofton për takimin e zhvilluar me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier.

Takimi u zhvillua me rastin e donacionit prej 250 kamerave trupore nga Ambasada Amerikane për Policinë e Kosovës.

“Biseduam për situatën e përgjithshme të sigurisë, për projektet e përbashkëta që kemi në proces me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për angazhimet e mëtutjeshme në fushat që janë në interes të të dyja palëve”, ka shkruar Sveçla në postimin e tij në Facebook.

Postimi i tij i plotë: