Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka ndezur entuziazmin e fansave me një paralajmërim për projekte të reja muzikore.
Artist i njohur për ritmet e tij energjike dhe bashkëpunimet që bëjnë bujë, Don Xhoni duket se po përgatitet për një rikthim të fuqishëm këtë vit.
Në një postim të fundit në InstaStory, reperi shfaqet në makinë, ndërsa mbishkrimi i shkurtër por i ngarkuar me premtime ka rritur kureshtjen:

“10 ultra këngë. Viti i ri më interesant ndonjëherë.”
Ky paralajmërim ka nxitur menjëherë reagime nga ndjekësit, të cilët kanë shprehur pritshmëri të madhe për projektet e reja dhe kanë filluar të komentojnë për datat e mundshme të publikimit. Me këtë lëvizje, Don Xhoni duket i vendosur të bëjë një vit muzikor jashtëzakonisht aktiv dhe të shënojë një kapitull të ri në karrierën e tij, duke i dhënë fansave 10 këngë të reja, të cilat pritet të jenë ritmikë, dinamike dhe plot energji. /GazetaExpress/
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...