Don Xhoni i reagon Jozit pas deklaratave për të dhe Loredanën: Na ishte se ç’na ishte - Gazeta Express
string(83) "don-xhoni-i-reagon-jozit-pas-deklaratave-per-te-dhe-loredanen-na-ishte-se-cna-ishte"

Rozë

Gazeta Express

24/07/2025 14:38

Don Xhoni i reagon Jozit pas deklaratave për të dhe Loredanën: Na ishte se ç’na ishte

Rozë

Gazeta Express

24/07/2025 14:38

Reperi Don Xhoni ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, duke ndezur polemika pas një deklarate të bërë nga ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Joz Marku.

Ky i fundit, në një intervistë, është shprehur se “Po shoqërohet me njerëz të padëshirueshëm, bën gjeste aspak të hijshme”, një gjë që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një thumb të drejtpërdrejtë ndaj Don Xhonit.

Deklarata e Jozit vjen në një kohë kur në media dhe rrjetet sociale po qarkullojnë spekulime për një lidhje të mundshme mes Loredanës dhe Don Xhonit, çka e bën reagimin edhe më të ndjeshëm.

Megjithatë, reperi nga Drenica nuk ka qëndruar indiferent.

Në një postim në InstaStory, ai ka reaguar me një frazë të shkurtër por domethënëse: “Na ishte se ç’na ishte”.

Kjo shprehje është interpretuar nga ndjekësit si një përgjigje ironike ndaj komenteve të Jozit, duke lënë të kuptohet se ai është tashmë një kapitull i mbyllur në jetën e modeles.

Reagimi i krijuesit të hitit “Ça tha” ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, duke u parë si një formë elegante por thumbuese për të përçuar një mesazh të qartë: nuk ka vend për të kaluarën në historinë e re që po ndërtohet.