Dominues në xhudo e në not, Anton Cena "vishet" me ar në Portugali - Gazeta Express
string(63) "dominues-ne-xhudo-e-ne-not-anton-cena-vishet-me-ar-ne-portugali"

Sporte tjera

Gazeta Express

19/10/2024 15:35

Dominues në xhudo e në not, Anton Cena “vishet” me ar në Portugali

Sporte tjera

Gazeta Express

19/10/2024 15:35

Anton Cena nuk ka të ndalur. Për të vitet janë veç numër.

Pas karrierës së shkëlyeshme tek juniorët e seniorët, ai po “i tregon muskujt” edhe tek veteranët.

Ai është shpallur kampion evropian dhe botëror teksa e ka përfaqësuar me nder Policinë e Kosovës, të cilës ia zbardhi fytyrën kudo që shkoi, duke bërë që flamurin dhe himnin shtetëror të Kosovës ta respektonin dhe ta shfaqnin edhe vendet që s’e kanë njohur shtetin tonë.

Veterani i xhudos ka qenë protagonist në Garat Evropiane të Policisë, Doganierëve, Zjarrfikësve dhe Korrektuesve.

Cena ia solli Kosovës katër medalje nga gara që u mbajt në Braga të Portugalisë, shkruan “Gazeta Express”.

Ai ishte dominues në Xhudo, në Brazilian Jiu-Jitsu dhe sot në disiplinën e notit në gjatësi prej 4000 metrash, duke u stolisur me medalje të arta, ndërsa ishte i argjendtë në not në 2000 metra.

Përgatitjet e jashtëzakonshme dhe të mundimshme e me plot sakrifica, ia mundësuan Cenës të shkëlqente në Portugali.

Atje u duartrokit pareshtur dhe ku e ngriti në këmbë një publik të tërë në palestër.

Anton Cena është një ambasador i vërtetë i shtetit të Kosovës, të cilin po e lartëson përmes sportit. /Gazeta Express/