Ka dal nga shtypi libri më i rime tregime i autores Alketa Gashi Fazliu, titulluar “Klithma”.
Për librin:
“Klithma” – Tregime nga sparagmosi barbar serb mbi fëmijët shqiptarë, është libri im i ri me klithmat dëshmuese të një Lufte që e harron vetëm autori dhe shkaktuesi i tyre, por e ka tatu të paheqshëm në shpirt një popull me martirë dhe lëndime!
” Klithma” sjell rrëfimet në moshë të rritur të fëmijëve që u gjymtuan nga bombat dhe minat e një shteti shovinist.
Tek klithmat e librit ” Klithma” ka dritë fjale dhe ndërgjegjeje të viktimave fëmijë që në moshën madhore duan një botë të bukur dhe me shpirt të njerëzishëm.