Doli në takim me një tjetër, 30 vjeçari xheloz masakron 23 herë më thikë ish-të dashurën - Gazeta Express
string(87) "doli-ne-takim-me-nje-tjeter-30-vjecari-xheloz-masakron-23-here-me-thike-ish-te-dashuren"

Shqiperi

Gazeta Express

18/02/2021 21:04

Doli në takim me një tjetër, 30 vjeçari xheloz masakron 23 herë më thikë ish-të dashurën

Shqiperi

Gazeta Express

18/02/2021 21:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Southampton të Britanisë, ku një 30-vjeccar ka goditur për vdekje ish-të dashurën e tij pasi ajo kishte organizuar një takim me një djalë që e kishte njohur në rrjetin social ‘Tinder’.

Ish-i dashuri  Abdelaziz El Yechioui Ourzat pa Cristina Ortiz-Lozano 28 vjeç në një lokal me djalin me të cilin kishte dalë për ta njohur, Vincente Breso-Biosca, shkruan BBC.

Kur e reja pa që i dashuri e kishte ndjekur, i kërkoi menjëherë Vincente Breso-Biosca të largoheshin duke i thënë se kishte parë ish-të dashurin e saj të dhunshëm.

Ourzat e ndoqi çiftin deri tek banesa dhe më pas hyri brenda dhe e goditi atë 23 herë me një thikë kuzhine. Në rrëfimin para gjykatës, djai me të cilën kishte dal Cristina, i cili është edhe dëshmitari ngjarjes,  tha se ajo u frikësua shumë kur pa ish- të dashurin e saj.

Sapo arrita tek dera e kuzhinës ai kapi thikën me dorën tjetër. Ai ishte gjunjëzuar mbi të dhe e kishte nënshtruar plotësisht. Ai po përpiqej ta mbyste ose ta mbante poshtë ndërsa ajo nuk po reagonte më”, u shpreh Breso-Biosca. Fqinji Alan Mach, i cili jetonte përballë shtëpisë së Cristinës, nxitoi për në vendin e ngjarjes dhe tha se pa dyshemenë e kuzhinës të mbuluar me gjak. Z. Mach tha se Ourzat e pa me një vështrim që nuk ishte normal.

Vajza kishte pësuar plagë me thikë në gjoks, qafë dhe bark dhe kishte plagë në krahët e saj e cila përpiqej të mbronte kokën e saj.