Sot katër hyrje të Prishtinës u bllokuan nga bizneset që vendosën kamionët e tyre në rrugë për të protestuar kundër mosshtyrjes së vendimit për daljen në treg të hapur. Ata u sulmuan nga kryeministri në detyrë Albin Kurti e ministrja Rizvanolli. Kurti tha se ka kaluar koha e barrikadave, ndërsa Rizvanolli akuzoi Odën Ekonomike se po mendon dhe lobon për 1% të bizneseve në ‘’kurriz’’ të 99% të bizneseve të tjera që janë me të vogla. OEK ka paralajmëruar radikalizim të protestave.
Gazeta Express
Dhjetëra kamionë bllokuan sot për dy orë hyrjet në qytetin e Prishtinës. Kjo në shenjë proteste ndaj këmbënguljes së Qeverisë për të mos e shtyrë vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë, që bizneset thonë se do t’u kushtojë me tarifa të larta të energjisë dhe do të ndikojë në ulje të prodhimit si dhe humbjen e disa prej vendeve të punës.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, mbrëmë ka thënë se i kanë dhënë mundësi dialogut por edhe institucioneve, ZRRE-së dhe ekzekutivit në detyrë që t’ua japin një fazë të tranzicionit.
“Janë 143 mijë punëtorë të punësuar në këto 1 mijë e 300 biznese. Tani të shohim, nesër do të jetë vetëm hapi i parë, ku është vetëm për ta sjellur në vëmendje që biznesi nuk është i kënaqur me situatën dhe kërkesë të vetme e kemi që të na jepet një fazë e tranzicionit që së bashku ta menaxhojmë dhe ta caktojmë datën apo muajin se kur do të dalim në tregun e lirë”.
Ndërsa pas përfundimit të protestës, Rafuna deklaroi se janë të kënaqur me ecurinë dhe pjesëmarrjen. Ai tha se nëse nuk përmbushet kërkesa e tyre, do të vazhdojnë me hapa tjerë.
“Qoftë se nuk do të ketë reflektim, protestat do të shkojnë duke u radikalizuar. Arsyeja ka qenë për shkak të ushtrimeve Defender që janë duke u zhvilluar në Kosovë, kjo është vetëm dita e parë e protestës, nuk nënkupton kjo që në të ardhmen nuk do të bllokohet”, tha ai.
Sulmi nga Kurti e Rizvanolli
Bizneset që protestuan u sulmuan rëndë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ai e krahasoi protestën e bizneseve me barrikadat, që nënkuptojnë barrikadat që janë vendosur nga serbët disa herë në veri.
“Për të mbrojtur 1% të ndërmarrjeve më të fuqishme, në kurriz të 99 përqindëshit dhe të familjeve anë e mbanë Kosovës, ata duan që të bëjnë barrikada në hyrjet e Prishtinës. Por koha e barrikadave në Kosovë ka kaluar. I kemi hequr ato kudo ku kanë qenë dhe jemi zotuar që nuk do të lejojmë më të reja të vendosen. I bëjmë thirrje të gjitha odave dhe bizneseve të fillojnë të mendojnë mënyrë të mençur për efiçientën dhe optimizimin e shfrytëzimit të energjisë”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.
Ndërkaq ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ka akuzuar OEK se po mendon dhe lobon për 1% të bizneseve në ‘’kurriz’’ të 99% të bizneseve të tjera që janë me të vogla.
‘‘Oda Ekonomike që sot tentoi t’i bllokonte rrugët, po thotë ‘’shtyjeni procesin dhe ne do përgatitemi për një vit’’, asnjë hap nuk janë gjendje ta thonë që e kanë bërë për t’i përgatitur bizneset për liberalizim të tregut për tetë vite që është shtyrë. A e dini çka nuk po ju tregojnë. Ajo zgjidhja e tyre nuk është zgjidhje. Çka po thonë ata është mbani këto biznese më të mdhajat më të fuqishmet në treg të rregulluar. Kjo do të thotë që këto të hyjnë në tarifa për të gjithë, që të ketë rishikim tarifor të na u rriten tarifat gjithë familjeve. Oda Ekonomike ish dashtë me tregu pse mënon e lobon për 1% , në kurriz të 99% të bizneseve që janë më të vogla e më të pafuqishme. Është detyrë e po e tyre me fol me bizneset. Oda Ekonomike e Kosovës që sot ka vendosur ta bartë problemin jo veç figurativisht dhe në media tek qytetarët por edhe t’i bllokoi rrugët, nuk ka ndërmarrë asnjë hap për me i përgatit bizneset. Ata po thonë mos t’i paguajnë këta të mëdhenjtë energjinë që e konsumojnë, ta paguajmë ne të gjithë, 99% bizneseve të vogla edhe familjet’’, ka deklaruar ajo.
Kurtit i reagon opozita
Për deklaratën e Kurtit janë deklaruar sot nga opozita. Shefja e Grupit Parlamentar të LDK’së, Hykmete Bajrami ka thënë se ajo cka tha Kurti në mbledhje është e turpshme sepse sipas saj “dihet në çfarë konotacioni përdoren barrikadat”.
“Përderisa z. Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme për koston 800 euro të transportit të një megavati të energjisë elektrike që e bën kompania e Vuk Hamoviqit për të cilin ai kur ishte në opozitë na edukonte neve, ai sot protestën e komunitetit të biznesit e krahason me barrikadat e vendosura nga Lista Serbe në periudha të ndryshme dhe në vende të ndryshme në Kosovë dhe kjo është totalisht e papranueshme”, tha ajo.
Ajo ka thënë se nëse “Kurti i mund këto 1300 biznese, nuk i mund ata individë, por e mundë ekonominë e Kosovës”.
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se krahasimi i Kurtit është i papranueshëm dhe i turpshëm.
‘‘Është e turpshme që kryeministri në detyrë i krahason punëtorë e Kosovës, bizneset e Kosovës, me grupet dhe bandat kriminale në veriun e vendit, të cilat në të kaluarën në shumë raste kanë bërë barrikada dhe i kanë bllokuar rrugët atje. Kjo është e turpshme, është e papranueshme, dhe nuk do të duhej të ndodhte asnjëherë’’, ka deklaruar ai.
Vendimi i ZRRE’së për liberalizimin e tregut të energjisë do të hyjë në fuqi më 1 qershor, sipas të cilit të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.
Ky vendim përfshin kompanitë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Në Kosovë janë të regjistruara mbi 1.000 kompani të tilla që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme të shpenzuar.