"Dokumenti i Dick Marty, dështim ndërkombëtar", Rama nga Asambleja e OKB-së: Pranoni kërkesën tonë - Gazeta Express
string(93) "dokumenti-i-dick-marty-deshtim-nderkombetar-rama-nga-asambleja-e-okb-se-pranoni-kerkesen-tone"

Shqiperi

Gazeta Express

24/09/2022 18:11

“Dokumenti i Dick Marty, dështim ndërkombëtar”, Rama nga Asambleja e OKB-së: Pranoni kërkesën tonë

Shqiperi

Gazeta Express

24/09/2022 18:11

Në një fjalim të rëndësishëm, kryeministri Edi Rama ka ngritur lart zërin për interesin kombëtar, e ku është ndalur me një kërkesë të drejtpërdrejtë drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ashtu sikurse e kishte bërë me dije, Rama sot i kërkoi kësaj organizate, që të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të paraqitur një raport të ri, që kundërshton me prova dhe me fakte raportin e Dick Marty, që sipas tij ka nxirë qëllimisht UÇK-ja, por edhe vetë historinë e Kosovës.

Lexo Edhe:

Rama tha se ky raport është një trillim dhe fantazi, por e cilësoi si edhe më të rëndë faktin që mbi atë se çfarë politikani zviceran shkruante në 2011, sot mbahen padrejtësisht në burg drejtuesit e UÇK-së.

“Në 2011, u soll raporti i Dick Marty ku akuzohej ushtria e kosovës për trafikimin e organeve, duhet të ishte paguar si tregimtar, por jo si raportues i Këshillit të Europës. Jo vetëm që shumë i besuan, po u shndërruan në faktorë kyç për ngritjen e dhomave të specializuara dhe u bë një nga rastet më të rënda të manifesti kundër pavarësisë së Kosovës. Asnjë grimë prove apo treguesi nuk u gjet askund në Kosovë dhe asnjë vend tjetër, e megjithatë, dhomat e specializuara kanë arrestuar pa padi Hashim Thacin, ai priti një vit në burgim deri sa u akuzua zyrtarisht, imagjinojeni njëherë, presidenti juaj, që merret nga zyra çohet në një vend të tretë që mbahet i ndaluar për një vit të tërë pa asnjë akuzë zyrtare, as edhe një fjalë e vetme e aktakuzës nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Europës, për krimin e pretenduar të trafikimit, një fantazi e tërë, dështim monumental në nivel ndërkombëtar, njollosje e një vendi. Ne mendojmë që Asambleja do të nevojë të vërtetën dhe do të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues, ndërkohë që dëmi është bërë dhe të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë enjë organizatë kaq të rëndësishme”, tha Rama.

/Gazeta Express