Dokumentet nga MUP’i serb si prova në Speciale, OVL-UÇK: E papranueshme, një arsye më shumë për të protestuar - Gazeta Express
string(105) "dokumentet-nga-mupi-serb-si-prova-ne-speciale-ovl-uck-e-papranueshme-nje-arsye-me-shume-per-te-protestuar"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 17:42

Dokumentet nga MUP’i serb si prova në Speciale, OVL-UÇK: E papranueshme, një arsye më shumë për të protestuar

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 17:42

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka thënë se është shtuar edhe një arsye tjetër për të protestuar kundër Gjykatës Speciale, pasi që kjo e fundit ka pranuar dokumente që thuhet se janë marrë nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Ministria e Brendshme e Serbisë dhe struktura të tjera të këtij shteti.

Nga OVL UÇK kjo është cilësuar si veprim i papranueshëm.

Postimi:

Edhe një arsye më shumë për të protestuar!

Sot, Gjykata Speciale pranoi si prova dokumente të dorëzuara nga institucionet më famëkeqe të aparatit shtetëror serb:

 Departamenti i Sigurisë Shtetërore të Serbisë,

 Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP),

 Komanda për “Kosovën dhe Metohinë” një strukturë ushtarake dhe policore e krijuar gjatë luftës kundër popullit shqiptar.

Ky veprim i papranueshëm i gjykatës i jep besueshmëri një aparati që kreu krime të dokumentuara në Kosovë.

Më 7 gusht, në ora 17: 00 protestojmë kundër padrejtësisë!

Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së nuk heshtin kur historia provon të rishkruhet nga dokumentet e dhunuesit!