Dokumentet e publikuara shfaqin mesazhin e Epstein për Trumpin: E di sa i ndyrë është, unë mund ta rrëzoj atë - Gazeta Express
string(107) "dokumentet-e-publikuara-shfaqin-mesazhin-e-epstein-per-trumpin-e-di-sa-i-ndyre-eshte-une-mund-ta-rrezoj-ate"

Lajme

Gazeta Express

13/11/2025 15:23

Dokumentet e publikuara shfaqin mesazhin e Epstein për Trumpin: E di sa i ndyrë është, unë mund ta rrëzoj atë

Lajme

Gazeta Express

13/11/2025 15:23

Ligjvënësit amerikanë kanë publikuar më shumë se 20,000 faqe dokumentesh që lidhen me të dënuarin e ndjerë për krime seksuale, Jeffrey Epstein.

Në mes të këtyre mesazheve, Epstein tha në vitin 2018 për Presidentin e SHBA-së Donald Trump: “E di sa i ndyrë është Donaldi” dhe “Unë jam ai që mund ta rrëzoj atë”.

Trump ishte mik i Epstein për vite me radhë, por presidenti ka thënë se ata u grindën në fillim të viteve 2000, dy vjet para se Epstein të arrestohej për herë të parë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Trump mohon çdo shkelje ligjore në lidhje me Epsteinin, i cili vdiq në vitin 2019 në burg.

Dje, Shtëpia e Bardhë akuzoi demokratët se po “nxjerrin në mënyrë të përzgjedhur” dokumente për të “njollosur” presidentin.

Disa orë pasi u publikuan dokumentet, kongresistja e re demokrate Adelita Grijalva shtoi nënshkrimin e saj në numrin e nevojshëm në një peticion për të detyruar Dhomën e Përfaqësuesve të votojë për publikimin e të gjitha dosjeve të departamentit të drejtësisë në rastin Epstein.

Votimi është planifikuar të zhvillohet javën e ardhshme.

Ky veprim e shtyu Trumpin të paralajmëronte anëtarët e partisë së tij Republikane që të mos binin në “kurthin” e “mashtrimit të Jeffrey Epstein”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement