Dokumentari KINO RINIA do të shfaqet në Shkodër në kuadër të festivalit ‘Ekrani i Artit’ - Gazeta Express
string(86) "dokumentari-kino-rinia-do-te-shfaqet-ne-shkoder-ne-kuader-te-festivalit-ekrani-i-artit"

Dokumentari KINO RINIA do të shfaqet në Shkodër në kuadër të festivalit ‘Ekrani i Artit’

Arte

Gazeta Express

30/05/2023 15:46

Dokumentari mbi ndërtesën e Kino ‘Rinia’ do të shfaqet edhe në Shkodër me 4 qershor në Galerinë e Arteve.

Materialet arkivore na e prezantojnë një pasqyrë, e na shërbejnë si sqarim mbi të kaluarën dhe të tashmen. Ato na prezantojnë rolin kulturor, historik dhe shoqëror të Kino Rinisë përgjatë një periudhe 70 – vjeçare. Janë pamje që dokumentojnë momente nëpër të cilat shpalosen periudha e artë dhe shkatërrimi i një prej kinemave më moderne në vend. Imazhet e vjetra bëhen udhërrëfyes mbi një të kaluar jo shumë të largët, por pak të dokumentuar, derisa ato më të freskat bëhen dëshmi e një procesi që neglizhon dhe shkatërron vlerat kulturore e historike. Kino Rinia, si objekt kulturor, këtu merr epitetin e një hapësire që ofron llojshmëri të aktiviteteve, sa argëtuese aq edhe kulturore. Ndonëse sot janë pak të dukshme gjurmët e kinemasë, ajo që do të mbetet gjithmonë janë kujtimet e atyre që e frekuentuan dhe krijuan lidhjen e parë me botën përmes filmit. E mënyra e vetme për ta dëshmuar këtë është përmes materialeve arkivore, të cilat do të kontribuojnë në mbajtjen gjallë të kujtimit për Kino Rininë.

Lexo Edhe:

/Express/