Dokumentare ‘Neo School’/ Kino Armata - Gazeta Express
string(34) "dokumentare-neo-school-kino-armata"

Arte

Gazeta Express

25/07/2022 12:29

Dokumentare ‘Neo School’/ Kino Armata

Arte

Gazeta Express

25/07/2022 12:29

Shfaqja e filmave dokumentarë të Neo School fillon të mërkurën me 27 korrik nga ora 19:00.

Kino ARMATA ka kënaqësinë t’i shfaqë dymbëdhjetë filma të prodhuar gjatë dy moduleve të ‘Neo School’, shkollës joformale një-mujore për prodhimin e filmave të shkurtë dokumentarë.

Lexo Edhe:

Kandidatët e zgjedhur kishin mundësi të dëgjojnë ligjërata mbi aspektet e ndryshme të procesit të film bërjes së dokumentarëve, prej produksionit, hulumtimit, zhvillimit të skenarit, regjisë, montazhit, audios, etj., nga liderët në fushën e filmit dhe hulumtimit. Pas punës intenzive teorike dhe zhvillimit të idesë për film, çdo pjesëmarrës ka prodhuar nga një film të shkurtë dokumentar. Ata u sfiduan personalisht dhe në grup me operimin e kamerave, montazhin e filmit, post-produksionin dhe aspektet tjera të procesit të filmbërjes.

Filmbërësit: Vlera Azizi, Blend Bytyqi, Redon Kikaj, Auron Myftari, Valmira Rashiti, Nol Sahatçiu, Eranda Bokshi, Blerta Haziraj, Flaka Kokolli, Agnesa Mehanolli, Qendresa Mehmeti dhe Era Qena.

Krijimi i platformës së edukimit Neo School është vazhdim i logjikshëm i punës së Kino ARMATA në ndërtimin e bazës kreative për krijues, artistë, punëtorë kulturor, etj. Me ndihmën e Agjencionit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Kino ARMATA është pajisur me kamera, audio pajisje, njësi montazhi, etj., që u mundësoi të gjithë pjesëmarrësve të Neo School realizim teknik FALAS të filmit të tyre pa asnjë kërkesë shtesë. Ligjëruesit e Neo School ishin liderë në fushat e tyre të ekspertizës, që siguron se pjesëmarrësit kanë marrë udhëzime relevante për zhvillimin e ideve dhe bartjen e tyre në medium filmik.

/Gazeta Express