DokuFesti me edicion të veçantë për ditëlindjen e 20-të - Gazeta Express
string(55) "dokufesti-me-edicion-te-vecante-per-ditelindjen-e-20-te"

Arte

Gazeta Express

11/06/2021 1:46

DokuFesti me edicion të veçantë për ditëlindjen e 20-të

Arte

Gazeta Express

11/06/2021 1:46

Për të njëzetën herë, në qytetin e Prizrenit do të organizohet festivali Dokufest.

Organizatorët bëjnë të ditur se gjithçka është po thuajse gati që në qytetin historik të bëhet hapja e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar-DokuFest.

Lexo Edhe:

Gara e Filmave të Shkurtër edhe një herë sjell disa nga filmat më të mirë të ekranit të argjendtë; duke përfshirë filma fitues të çmimeve Oscar, Kanë dhe Sundance, shkruan ATV.

Festivali do të mbahet nga data 6 deri me 14 Gusht në Prizren, ku edhe do të festohet ditëlindja e 20 e DokuFest.

Po ashtu para pak ditësh DokuFest, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Suedeze të Zhvillimit Ndërkombëtar (SIDA) dhe Komunën e Prizrenit për ofrimin e mbështetjes strategjike për kapacitetet institucionale dhe qëndrueshmërinë e organizatës.

Marrëveshja, ndër të tjera, do të avancojë programet në lidhje me festivalin dhe zhvillimin e kineastëve të rinj në Kosovë.