Dokufest hap thirrjen për gjeneratën e 11 të ‘Future is here’ - Gazeta Express
string(59) "dokufest-hap-thirrjen-per-gjeneraten-e-11-te-future-is-here"

Arte

Gazeta Express

23/11/2022 15:57

Dokufest hap thirrjen për gjeneratën e 11 të ‘Future is here’

Arte

Gazeta Express

23/11/2022 15:57

Përgjatë 10 viteve që nga themelimi i shkollës të filmit dokumentar FUTURE IS HERE, ka pasur një vorbull suksesi në të fuqizuarit zërat e të rinjve duke ofruar mediume të sigurta, njohuri të strukturimit të një tregimi si dhe mjeteve për të krijuar filma dokumentarë.

Organizatoret e dokufest potencojnë që shpresa e vetme e tyre në themelimin e kësaj shkolle mbetet që ajo të rrënjos një ndjenjë të eksperiencave të rinisë së Kosovës për t’u rrëfyer përmes filmit. Tregime, nga ato të ballafaqimit si me të kaluarën ashtu dhe të tashmen, si personale ashtu dhe shoqërore e deri te eksplorimi i nën kulturave, janë ato të cilat në gjeneratat e kaluara të shkollës kanë udhëtuar në plot festivale filmit për t’i parë dhe dëgjuar bota!

Lexo Edhe:

Ftohen nxënësit e shkollave të mesme të aplikojnë përmes linkut në faqen përkatëse të Dokufest, deri me datën 23 dhjetor 2022!

/Express