Doktori humb licencen e gjobitet 10 mijë dollarë, u tha pacientëve se maskat janë të rrezikshme - Gazeta Express
string(94) "doktori-humb-licencen-e-gjobitet-10-mije-dollare-u-tha-pacienteve-se-maskat-jane-te-rrezikshme"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2021 7:41

Doktori humb licencen e gjobitet 10 mijë dollarë, u tha pacientëve se maskat janë të rrezikshme

Lajme

Gazeta Express

19/09/2021 7:41

Bordi Mjekësor i Oregon, i ka hequr licencën një mjeku dhe e ka gjobitur me 10.000 dollarë, pasi ky i fundit u ka thënë pacientëve se maskat janë joefektive dhe madje të rrezikshme për shëndetin e dikujt.

Bordi tha në fillim të këtij muaji se Steven LaTulippe “rregullisht” këshilloi pacientët,  veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit se vendosja e tyre mund të përkeqësojë COPD, një sëmundje kronike të mushkërive, ose të çojë në sulme në zemre, goditje, kolaps të mushkërive.

Lexo Edhe:

Bordi gjithashtu tha se LaTulippe pohoi gabimisht se maskat ka të ngjarë të dëmtojnë njerëzit duke i bërë ata të ri-thithin dioksidin e karbonit.

LaTulippe, i cili ka ngritur një padi kundër zyrtarëve të bordit mjekësor, i tha The Ëashington Post të enjten se bordi  nuk kishte prova në lidhje me ato që ka thënë, ku si pasojë, është pezulluar nga puna. 

Ai përsëriti pikëpamjet mbi maskat dhe gjithashtu tha se nuk do të vaksinohej kundër koronavirusit, raporton Ora News.