Doktor Petrela flet për momentet e vështira: Kam bërë 15 mijë operacione të neurokirurgjisë - Gazeta Express
string(90) "doktor-petrela-flet-per-momentet-e-veshtira-kam-bere-15-mije-operacione-te-neurokirurgjise"

Lajme

Gazeta Express

13/07/2022 11:15

Doktor Petrela flet për momentet e vështira: Kam bërë 15 mijë operacione të neurokirurgjisë

Lajme

Gazeta Express

13/07/2022 11:15

15 mijë operacione të neurokirurgjisë tregon se ka kryer gjatë jetës së tij mjeku i njohur shqiptar Mentor Petrela.

Në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu, mjeku Petrela ka treguar për momentet e vështira që ka kaluar në rrugëtimin e profesionit të tij.

Lexo Edhe:

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Si është të çohesh në mëngjes me idenë që ti sot ke në dorë jetën e 2, 3 apo 4 personave?

Mentor Petrela: Është një përgjegjësi e madhe.

Blendi Fevziu: Si e përjetoni ju apo me kalimin e kohës kalohet dhe kthehet në një lloj normaliteti?

Mentor Petrela: Ajo asnjëherë nuk kalohet. Ti gjithmonë ke një ankth para se të futesh në operacion. Unë kam bërë 15 mijë operacione elektive, nuk është pak.

Blendi Fevziu: Të neurokirurgjisë?

Mentor Petrela: Po.

Blendi Fevziu: Që nuk e di sa vite i bie që ju keni operuar?

Mentor Petrela: Nuk i kam hyrë kësaj, por kjo është shifra.

Blendi Fevziu: Kush kanë qenë momentet më të vështira?

Mentor Petrela: Në lloj-lloj rrethanash. Ka rrethana që thua po unë çfarë dua këtu me këtë zanat?

Blendi Fevziu: Ia thua ndonjëherë vetes?

Mentor Petrela: Po./tvklan.al/

VIDEO KËTU