Doktor Bujar Shabani zgjidhet nga IOC si ortoped për Lojërat Olimpike “Paris 2024” - Gazeta Express
string(80) "doktor-bujar-shabani-zgjidhet-nga-ioc-si-ortoped-per-lojerat-olimpike-paris-2024"

Doktor Bujar Shabani zgjidhet nga IOC si ortoped për Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Sport

Gazeta Express

26/09/2023 20:14

Bujar Shabani do të jetë pjesëmarrës i Lojërave Olimpike “Paris 2024”, mirëpo jo si sportist.

Ai do t’i shërbejë sportistëve nga gjithë bota në Spitalin Olimpik, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ortopedi kosovar, i cili punon edhe në QKUK, është përzgjedhur nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC) për të shërbyer gjatë Lojërave Olimpike.

Kjo do të jetë hera e parë që një ortoped shqiptar do t’u dalë në ndihmë sportistëve në Lojëra Olimpike.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Shabani theksoi se kjo është një ndër ëndrrat e tij që po bëhet realitet.

Ai gjithashtu vlerësoi se kjo është nder dhe përgjegjësi e veçantë për të.

Postimi i plotë nga Shabani (pa ndërhyrje):

Javën e kaluar mora një lajm që bëri një ndër ënderrat e mija realitet. Kuptova se Komiteti Nderkombëtar Olimpik mes shumë aplikimeve nga e tërë bota, më ka përzgjedhur si mjek- ortoped të shërbej gjatë Lojërave Olimpke – Paris 2024.                      Duke qenë se jam ortopedi i parë shqipëtar që do  t’iu shërbej atleteve elitar botëror në Spitalin Olimpik, përveq se ndere do të jetë edhe përgjegjësi e veçantë”. /Gazeta Express/