“Doja të kisha 12 fëmijë”, deklarata e Algertit që nxiti diskutime në studio - Gazeta Express
string(73) "doja-te-kisha-12-femije-deklarata-e-algertit-qe-nxiti-diskutime-ne-studio"

“Doja të kisha 12 fëmijë”, deklarata e Algertit që nxiti diskutime në studio

Shqiperi

Gazeta Express

08/12/2021 19:30

Ditën e sotme në “Talk Love Story” në Tv Klan është prezantuar klipi i Algertit, me të cilin protagonistët janë njohur më shumë.

Ndër të tjera, konkurrenti tha se kur ishte fëmijë kishte dëshirë që të kishte 12 fëmijë, por tani që është rritur gjërat kanë ndryshuar, deklaratë kjo që mori vëmendjen e të gjithëve në studio.

Lexo Edhe:

Eni Shehu: U trembën gocat, pse?

Daniela: 12 fëmijë thotë, Algert nuk është pak si shumë?

Algert: Herë pas here më pëlqen që të them batuta.

Zhaklina: Më pëlqeu shumë klipi i Algertit, por ajo që do të doja t’i thoja që ai të kishte eksperiencat e veta në jetë sepse e shoh një njeri shumë të lidhur me familjen dhe kjo është një gjë shumë e bukur, por duket sikur Algerti nuk ka bërë gabime në jetën e vet.

Algert: Algerti ka bërë gabime prandaj do që të jetë selektiv…

Eni Shehu: Andi, mes Algertit dhe Albionit kujt ia ndjen më shumë frikën?

Andi: Xhelozi ndjej, por frikë nuk ndjej.

Algert: Unë nuk marr parasysh se çfarë thonë çunat fare. Unë jam këtu për Dean dhe Danielën.