“Doja të bleja shtëpi, ai ishte ndërtuesi i pallatit”, Alketa Vejsiu rrëfen historinë! Si u njoh me burrin: U çmenda pas syve të tij - Gazeta Express
string(126) "doja-te-bleja-shtepi-ai-ishte-ndertuesi-i-pallatit-alketa-vejsiu-rrefen-historine-si-u-njoh-me-burrin-u-cmenda-pas-syve-te-tij"

Gazeta Express

04/04/2020 15:16

“Doja të bleja shtëpi, ai ishte ndërtuesi i pallatit”, Alketa Vejsiu rrëfen historinë! Si u njoh me burrin: U çmenda pas syve të tij

Gazeta Express

04/04/2020 15:16

Moderatorja Alketa Vejsiu, është tepër active në median sociale, megjithatë shumë pak dihet për jetën e saj private. Ajo ka zgjedhur të jetë e rezervuar, dhe zgjedh të flasë shumë pak për familjarët e saj. Megjithatë, në një intervistë për një gazetë italiane, moderatorja ka vendosur të rrëfejë disa detaje, që nuk i njihnim më parë.

Vejsiu ka treguar se bashkëshortin e ka njohur kur donte të binte një shtëpi për prindërit. Ai ishte një ndërtues pallati, dhe pas disa takimesh, kishin rënë në dashuri.

Lexo Edhe:

“E kam njohur kur kisha vendosur të bleja një shtëpi për prindërit. Isha 20 vjeçe në atë periudhë dhe bëja dy punë. Ai ishte ndërtuesi i pallatit, që kasha zgjedhur për prindërit. Lashë një takim. Mbaj mend që ai hoqi syzet dhe unë pashë ato sytë e kaltër që të bënin të çmendeshe. Për nëntë muaj deri në pagesën e parë, nuk ndodhi asgjë, por më pas ndodhi historia jonë e mrekullueshme e dashurisë. Historia e jetës sime,”– është shprehur Alketa Vejsiu.

Postimi i Alketa Vejsiut.

Lidhur me fëmijët, moderatorja ka treguar se është mjaft e lidhur me ta, sidomos me djalin Lionel, i cili është një kopje e saj.

Jam një mami pop, ndonjëherë bëhem vajza e tretë e shtëpisë. Nicole është 13 vjeçe dhe i pëlqen të jetë mikesha ime më e mirë. Jam e çmendur pas tim biri, Lionel që më ngjan shumë, është i ëmbël, spontan dhe plot energji,”- ka treguar moderatorja për raportin e saj me fëmijët.