Policia në Kavajë arrestoi një 47-vjeçar që dyshohet se shkaktoi zjarrin që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj, Kavajë.
Në pranga u vu shtetasi G. B., 47 vjeç, banues në Kavajë.
Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka raportuar euronews albania.