Dogji librin e shenjtë të Kuranit para ambasadës turke në Stokholm, Pacolli kërkon të shpallet non grata në Kosovë - Gazeta Express
string(113) "dogji-librin-e-shenjte-te-kuranin-para-ambasades-turke-ne-stokholm-pacolli-kerkon-te-shpallet-non-grata-ne-kosove"

Dogji librin e shenjtë të Kuranit para ambasadës turke në Stokholm, Pacolli kërkon të shpallet non grata në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

25/01/2023 20:34

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shpall Rasmus Paludan person non grata në Kosovë.

Paludan ka djegur librin e shenjtë të myslimanëve Kuranin, para ambasadës turke në Stokholm të Suedisë.

Lexo Edhe:

Pacolli thotë se veprimi i tij është i neveritshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj myslimaneve të botës.

“Pas provokimit të fundit të nacionalistit danezo-suedez para ambasadës turke në Stokholm ku djegi librin e shenjtë të Kuranit, shpresoj që Qeveria e Kosovës, sa më parë, në solidaritet me popullin turk, të shpall Rasmus Paludan person non grata në Kosovë. Veprimi i tij është i neveritshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj muslimanëve të botës”, ka shkruar Pacolli.