Dogji 5 stane, arrestohet 40-vjeçari - Gazeta Express
string(35) "dogji-5-stane-arrestohet-40-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2025 12:18

Dogji 5 stane, arrestohet 40-vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2025 12:18

Policia e Tepelenës vuri në pranga një 40-vjeçar të akuzuar se ndezi një zjarr në një tokë të marrë me qira, por flakët dolën nga kontrolli dhe dogjën 5 stane me bagëti në fshatrat Kodër dhe Lekël.

Dëme të konsiderueshme pati në pyje, pemë frutore dhe bazë ushqimore për kafshët.

40-vjeçari do të akuzohet për veprën penale “Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. Policia apelon që banorët të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.