string(77) "doganieret-kroate-zbulojne-11-kallashnikove-ne-makinen-e-nje-shtetasi-kosovar"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 8:59

Doganierët kroatë zbulojnë 11 kallashnikovë në makinën e një shtetasi kosovar

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 8:59

11 pushkë automatike janë gjetur nga zyrtarët doganorë të Kroacisë në automjetin e një shtetasi nga Kosova.

Armët u zbuluan gjatë kontrollit të një automjeti mallrash, i përdorur për transportimin e makinave, me targa të Kosovës në pikën kufitare Tovarnik afër Vukovarit.

Gjatë inspektimit të detajuar të një prej makinave të dyshuara në mjetin transportues, përveç 11 pushkëve automatike, u gjet edhe municioni përkatës.

Mediat kroate raportojnë se shoferi dhe një pasagjer në mjetin e transportit, shtetas të Republikës së Kosovës, po udhëtonin për në Zvicër.

Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të posedimit të paautorizuar të armëve dhe eksplozivëve.

aaaaa