string(84) "doganat-e-maqedonise-parandalohet-kontrabanda-e-me-shume-se-500-pjeseve-te-kamioneve"

Maqedoni

Gazeta Express

09/12/2023 13:07

Doganat e Maqedonisë: Parandalohet kontrabanda e më shumë se 500 pjesëve të kamionëve

Maqedoni

Gazeta Express

09/12/2023 13:07

Gjithsej 516 pjesë të ndryshme për kamionë janë konfiskuar nga doganierët në vendkalimin kufitar Bogorodicë.

Tentativën për import ilegal të pjesëve të kamionit e kanë zbuluar doganierët në hyrje të vendkalimit kufitarë Bogorodicë. Drejtuesi i kamionit, ndaj të cilit është ngritur kallëzim penal, ka tentuar të kontrabandojë pjesët e kamionit, duke i fshehur në pjesë të ndryshme të automjetit.

Lexo Edhe:

Gjatë kontrollit janë gjetur gjithsej 516 pjesë të ndryshme kamioni brenda sediljeve të pasme, poshtë dhe ndërmjet sediljeve dhe në bagazhin pranë gomës rezervë.closevolume_off

Në mesin e pjesëve të padeklaruara janë kompletet pllakat e frenave, fara LED, prizat e pasme, cilindrat e frenave, xhamat për fara, kompletet e tubave, shënuesit e ndryshëm të dritave të rimorkios dhe pjesë të tjera.