Dogana në aksion: Konfiskon ushqime deti në sasi prej afro 130 kilogramë  - Gazeta Express
string(71) "dogana-ne-aksion-konfiskon-ushqime-deti-ne-sasi-prej-afro-130-kilograme"

Dogana në aksion: Konfiskon ushqime deti në sasi prej afro 130 kilogramë 

Lajme

Gazeta Express

26/02/2024 13:11

Dogana e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar kontrabandimi i ushqimeve të detit nga Shqipëria për në Kosovë.

Sipas njoftimit, një personi iu janë zbuluar në veturë afro 130 kilogramë ushqim deti.

Lexo Edhe:

“Vermice, 24 shkurt 2024 në pikëkalimin kufitar të Vërmicës është parandaluar kontrabandimi i produkteve ushqimore. Pas ndalimit dhe kontrollit të një automjeti është zbuluar mall i kamufluar, fillimisht në ulësen e pasme dhe pastaj në bagazh. Malli i padeklaruar është si vijon:

Karkaleca: 60 kg neto

Kallamar dhe oktapod:59.5 kg

Gjel deti me Aragost: 8.5 kg neto

Pesha totale e mallit është 128 kg”, thuhet në postim në ‘Facebook’.

“Bazuar në këtë fakt, pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore, e cila është sanksionuar në bazë të nenit 250 të Kodi Doganor të Republikës së Kosovës. Malli është ndaluar dhe konfiskuar derisa ndaj personit përgjegjës është shqiptuar kundërvatje doganore”.