Dogana ndalon në Merdare produkte kozmetike të padeklaruara, vlera rreth 1 mijë e 600 euro - Gazeta Express
string(89) "dogana-ndalon-ne-merdare-produkte-kozmetike-te-padeklaruara-vlera-rreth-1-mije-e-600-euro"

Lajme

Gazeta Express

12/11/2025 7:20

Dogana ndalon në Merdare produkte kozmetike të padeklaruara, vlera rreth 1 mijë e 600 euro

Lajme

Gazeta Express

12/11/2025 7:20

Një sasi e konsiderueshme produktesh kozmetike të padeklaruara është bllokuar sot në pikën kufitare Merdarë, gjatë një kontrolli të detajuar të një automjeti nga zyrtarët doganorë.

Siç njofton Dogana e Kosovës, për këto produkte nuk është paraqitur asnjë dokumentacion përcjellës, ndërsa vlera e përgjithshme e mallrave të identifikuara vlerësohet të jetë rreth 1 mijë e 600 euro.

“Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personit të përfshirë është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement