string(85) "dogana-me-dy-zevendesdrejtore-edhe-ligjin-e-ndryshojne-per-tia-dhene-nje-post-znam-it"

Maqedoni

Gazeta Express

29/08/2024 12:26

Dogana me dy zëvendësdrejtorë! Edhe Ligjin e ndryshojnë për t’ia dhënë një post ZNAM-it

Maqedoni

Gazeta Express

29/08/2024 12:26

Drejtoria e Doganave në të ardhmen do të ketë edhe një zëvendësdrejtor, konkretisht do të jetë institucioni i parë në vend që do të ketë dy pozita zëvendësdrejtoresh. Kështu parashihet në propozim-ligjin e ri që tashmë është në Kuvend dhe i cili është hartuar nga deputetët e VMRO-së dhe ZNAM-it të Maksim Dimitrievskit. Pritet që të votohet pa problem, pasi është propozim i VMRO-së, ndërsa VLEN nuk do ta kundërshtojë.

Propozuesit e këtij amendamenti janë Boban Karapejovski (ZNAM), Bojan Stojanoski (VMRO-DPMNE), Daniela Belimova (ZNAM), Jaklina Peshevska (VMRO-DPMNE), Mile Cekov (ZNAM), Pavle Arsoski (ZNAM, Toni Jarevski (VMRO-DPMNE).

Lexo Edhe:

Ndryshe nga heqja bombastike e drejtorëve ekonomikë në institucionet shëndetësore, për të cilat u bë edhe një “zhurmë” e madhe në opinion, këtë herë zëvendësdrejtori shtesë në Drejtorinë Doganore dihet se për kë do të jetë. ZNAM e Dimitrievskit do ta ketë këtë post shtesë, ndërsa në Doganë tashmë e dinë edhe emrin e zëvendësdrejtorit.

Siç thuhet në ligjin aktual, struktura drejtuese në Drejtorinë Doganore është drejtor dhe zëvendësdrejtor, por me ndryshimet e reja që do të votohen, institucioni do të merrte edhe një zëvendësdrejtor.

Në pozitën e drejtorit të Doganës tani është emëruar Boban Nikollovski, i cili vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ndërsa zëvendësdrejtor nga radhët e VLEN-it është Garip Kaba. Megjithatë, tashmë me dy zëvendësdrejtora, sipas propozim-lugjit, kompetencat ndahen, konkretisht zvdrejtori shqiptar do të jetë më i pafuqishëm.

Ndryshe, të parët që janë degraduar nga vendet e punës janë ish-ushtarët e UÇK-së të punësuar në Doganë, ndërsa këshilltar i drejtorit është emëruar Johan Tarçullovski, i dënuar i Hagës për krime lufte në vitin 2001.(koha.mk)